Kjo skulpturë e quajtur ‘The weight of thoughts’ (pesha e mendimit), është krijuar nga Thomas Lerooy, e cila përshkruan më së miri se si një individ ‘mbyt’ veten duke u zhytur në mendime të tepërta.
Duke u mbështetur nga dashuria e tij për skulpturën klasike greke dhe romake, Lerooy krijoi trupa të fuqishëm të rënduar nga koka të mëdha. “Nuk ka tru të mjaftueshëm për të mbijetuar” është kjo një shenjë dalluese e veprës së Lerooy. Në sklupturë shihet një trup i vogël i përkulur anash, i tërhequr zvarrë nga pesha e një koke të madhe e cila gjendet e pozicionuar në tokë pa gjetur forcën për ta mbështetur diku.