Gjykata e Lartë ka caktuar që seanca e radhës e “21 Janarit” do të jetë publike.
Ky vendim vjen pasi Kolegji ka vlerësuar të nevojshëm dëgjimin e palëve për shkak se çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës, për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore.
“Shqyrtimin e çështjes me nr. 70022-00558-00-2023 akti, me datë regjistrimi 13.09.2023, në seancë gjyqësore me praninë e palëve më datë 12 Mars 2024, ora 13:00. Urdhërohet sekretaria pranë Gjykatës së Lartë që të njoftojë palët pjesëmarrëse në gjykim”, thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës.