Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, ka marrë masën ‘arrest shtëpie’ nga GJKKO, pasi kanë kaluar afatet e paraburgimit.
Dako nuk ishte vetë i pranishëm në sallën e gjyqit, ndërsa tashmë pritet që të lirohet nga qelia. Është bërë me dije se seanca e radhës do të mbahet me datë 18 mars ora 13:00, pasi sot nuk u paraqit akt ekspertimit topografik që GJKKO kishte urdhëruar SPAK për hetime shtesë për shëtitoren në bregdet, të cilës pretendohet se iu rrit vlera dhjetëfish, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 18 milionë lekësh.
Vangjush Dako ndodhej në paraburgim prej 6 qershorit 2023, ku akuzohet për “shpërdorim detyre” në dy raste, njëra ka të bëjë me shëtitoren e tjetra me dhënien e lejes së një pallatit 7 katësh por që u ndërtua 11 kate dhe u dëmtua nga tërmeti. Nën akuzë janë edhe 10 ish bashkëpunëtorë të tij.