Rey Manaj është padyshim njeriu i momentit në Superligën turke. Sulmuesi shqiptar kompletoi një performancë tjetër fenomenale me Sivaspor, pasi ndaj Pendikspor realizoi golin e tretë radhazi.
27-vjeçari nga Lushnja u ngjit në kuotën e 18 golave këtë sezon, për të qenë ndër lojtarët më efikas në elitën e futbollit turk. Mes kampionatit dhe Kupës, Manaj ka grumbulluar në total 26 ndeshje, përkthyer në 1740 minuta.
Praktikisht me këtë ritëm, sulmuesi kuqezi realizon të paktën 1.44 gola në çdo 90 minutësh. Forma e Manaj i pëlqen jo pak edhe Sylvinhos, tashmë me dhimbje koke pas kësaj ecurie.
Braziliani i stolit të kombëtares është i detyruar për të përzgjedhur lojtarët më të mirë dhe për t’i grumbulluar në Kampionatin Europian që do mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik dhe Manaj besohet të jetë njëri prej tyre.