Rreth 1.3 milionë kilometër kub akull janë zbuluar në planetin Mars. E vërtetojnë të dhënat e marra nga 4 misione të kaluara dhe kështu plotësohen objektiva shkencore mjaft të rëndësishme për të kuptuar evolucionin e klimës në planetin e kuq, e shkaqet natyrore që ndikuan në ndryshimet klimatike planetare, fenomen që po verifikohet edhe ne Tokë.
Të dhënat gjeofizike nga misionet hapësinore kanë bërë të mundur përcaktimin e sasisë së ujit ende të pranishëm në Mars, të cilat shfaqen në formë të ngrirë.
Që dikur atje kishte lumenj e dete është treguar tashmë, por mbetet ende për t’u qartësuar se si u zhduk uji nga sipërfaqja, e për këtë përgjigjet kërkohen në përqendrimin e tre elementëve kryesorë, pluhur, akull i thatë dhe akull nga uji. Nga rezultatet e punës kërkimore vërtetohet se në 80% të rasteve sipërfaqja e depozitave të tre elementëve, përqendrimi i ujit në to i kalon 50%.