Është vetëm fundi i marsit dhe bregdeti i Durrësit është plot me vizitorë për shkak të temperaturave të larta në vend. Shumë persona kanë ikur në Durrës për të shijuar fundjavën në qytetin e bukur bregdetar.
“Ne jemi nga Tirana, vijmë këtu në Durrës të Shtunë e Dielë. Po mirë, mirë…”
“Shumë mirë, i këndshëm. Bukur shumë! Kemi dalë shëtitje.”
Vizitorët kanë zgjedhur të shëtisin, të marrin rreze apo të organizojnë aktivitete të ndryshme.
“Jam banor i lagjes dhe e shijoj këtë shëtitoren e bukur që është ndërtuar vjet.”
Durrësi mbetet një nga qytetet bregdetare më të frekuentuara jo vetëm gjatë fundjavave apo sezonit turistik, por përgjatë gjithë vitit.