Vija bregdetare e plazheve të Durrësit dhe Kavajës, nga Plepat deri në Golem është pastruar tashmë. Ky ambient publik u ndot masivisht nga mbeturina të shumta.
Pas qetësimit të motit të trazuar, të gjitha këto mbetje plastike u grumbulluan në breg, ku ndotja preku një gjatësi të konsiderueshme prej 4 kilometrash të brezit ranor. Ishin punonjës të ndërmarrjes së pastrimit që ndërhynë për pastrimin e plazhit.
Autoritetet lokale apeluan që mbetjet urbane të mos hidhen në lumenj apo kanale kulluese për të mos përsëritur një situatë të tillë.