Bashkia e Tiranës ka reaguar pas postimit të një fotoje nga Ilir Meta, ku krahasonte Tiranën e viteve ’80 me Tiranën në vitin 2021, me synim për të treguar se shumë është betonizuar dhe ndotur kryeqyteti.
Bashkia thotë se në foton që Meta pretendon se është Tirana e vitit 2021, në fakt nuk është Tirana, por ngjason me shumë me Kabulin.
“Me synimin për të sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, Ilir Meta postoi sot një foto me pamje nga lart të një qyteti, për të cilën pretendoi se ishte shkrepur në Tiranën e vitit 2021. Por, nga një kërkim i thjeshtë në Google tregon se fotoja daton të jetë postuar për herë të parë në vitin 2017 nga gazeta “Rilindja Demokratike” e Sali Berishës”, thotë Bashkia.
Edhe kryebashkiaku i Tiranës Veliaj reagoi në lidhje me postimin e Ilir Metës, ku tha se në foto nuk ishte asnjë ndërtesë e vitit 2021.