Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni ‘ET-1’ u zhvillua nga DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin nr.3, ku u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi nga Venezuela, i cili ishte organizatori i rrjetit të prostitucionit në Tiranë. Gjithashtu është vënë në pranga një i huaj tjetër dhe një 19-vjeçar është proceduar penalisht, pasi këta të dy kishin ardhur në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Konkretisht u arrestua Guzman Gil Raibel Joisquel 29 vjeç, Daniele De Carli 31 vjeç dhe po hetohet shtetasi A.S., 19 vjeç. Shtetasi nga Venezuela, G.J., shfrytëzonte dy personat e tjerë për prostitucion.
Ata kishin ardhur në vendin tonë përkohësisht dhe me anë të një faqeje në internet, krijonin kontakte me klientë të ndryshëm për ushtrim prostitucion kundrejt pagesave 150-300 euro.