Luiz Ejlli, kryefjala e “Big Brother VIP” Albania 2, do të jetë opinionist në edicionin e tretë të këtij formati, i cili fillon më 13 janar. Prej kohësh në media është aluduar se këngëtari do të ketë këtë pozicion në BBV 3 dhe burime e kanë konfirmuar diçka të tillë.
Që do të ishte pjesë e këtij formati, Luiz Ejllit iu konfirmua edhe në finalen e madhe kur ai u shpall fitues i edicionit të dytë dhe asokohe aludua se ai mund të ishte ‘vëllai i madh’ ose pjesë e rëndësishme e produksionit, por tashmë mesa duket është vendosur që ai të jetë sërish në ekran gjatë primeve.
Kujtojmë që ky edicion i “Big Brother VIP” ka ngjallur shumë kërshëri të publiku për shkak se moderator do të jetë Ledion Liço dhe jo Arbana Osmani. Kjo gjë ka sjellë pakënaqësi tek publiku dhe fansat e emisionit, por ky duket se është vendimi përfundimtar i Top Channel.