Kiara dhe opinionistja Zhaklin Lekatari kanë pasur një përplasje të ashpër në Post Big Brother. Gjithçka duket se nis nga situatat në prapaskenë, ku Tea dhe Zhaku pretendojnë se janë kërcënuar nga Kiara dhe burri i tezes së saj, ndërkohë që moderatorja mohon gjithçka.
Kiara: Në çdo prime ke thënë që të kam ndihmuar, por më ke bërë dëm. Më ke vënë disa përgjegjësi mbi shpinë që nuk ekzistonin.
Zhaku: Familja ime nuk të ka pritur këtu jashtë, e jotja më ka pritur. E ka bërë personale. Më kanë thënë unë e di kush je ti. Kam dëshimtarë Diolën, Eni dhe Gent Hazizin.