Divorci mes Elia Zaharias dhe Princ Lekës ka qenë kryefjala e mediave. Disa flasin për tradhti e të tjerë për mosmarrëveshje, por të dy konfirmuan se është një vendim që e kanë marrë bashkarisht.
Së fundmi, Erion Teli, ish-shefi për Marrëdhëniet me Publikun në Oborrin Mbretëror foli për rreth divorcit të bujshëm.
Si arsye për divorcin është aluduar marrëdhënia e re e Princit me fotografen Blerta Celibashi, por Teli tha se raporti ka nisur një muaj e gjysmë më parë, ndërsa martesa ka marrë fund para një viti e gjysmë.
Ai shtoi se Elia ka munguar në shumë evente mbretërore, për shkak të karrierës së saj.
“Unë besoj, ky është opinioni im personal, nuk mund të them gjë zyrtare, është opinioni im personal që karriera e zonjës Zaharia ka qenë një moment që ka sjellë mungesën e saj në detyrat që ka pasur si ish-Princesha shqiptare. Karriera e saj si aktore dhe të gjithë kemi qenë pranë oborrit mbretëror kemi shpresuar që të kemi një Grace tjetër, një princeshë Grace që ka qenë e Monakos, pati një ‘boom’ në karrierën e saj artistike, ajo vendosi që të mbante rolin që tashmë kishte si Princesha e Monakos.
Zonja Zaharia siç thashë, është një shpirt i lirë, është shumë zor si artiste që të jetojë në ato katrorë që do një anëtar i familjes mbretërore. Kjo e ka bërë që ajo të mungojë shpesh në takime protokollare, jo vetëm brenda Shqipërisë por edhe jashtë Shqipërisë, presioni shtohet nga të gjitha krahët. Unë besoj shumë, nuk mund të konfirmoj, nuk mund të them asgjë zyrtarisht, është opinioni im personal që ka qenë krisja e tyre në martesë, pastaj kuptohet, gjërat kanë filluar të rëndohen me kalimin e kohës”, tha ai.