Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të martohen së shpejti me një ceremoni private në Toskana Itali.
Çifti nuk ka dhënë shumë detaje, pot është mësuar se dasma do të mbahet në datën 17 qershor.
Ceremonia do të jetë shumë familjare me vetëm persona shumë të afërt të çiftit.
Dyshja kanë së bashku fëmijë dhe janë një ndër çiftet më të njohura në showbizin shqiptar. Kjo dasmë, sipas Arbanës, do të jetë një kurorëzim i dashurisë së tyre prej vitesh.