Reperi i njohur, Coolio thuhet se vdiq për shkak të një mbidoze me fentanil. Zëdhënësi i familjes së tij, Jarel “Jarez” Posey tha për TMZ se reperi “Gangsta’s Paradise” kishte gjithashtu gjurmë të heroinës dhe metamfetaminës në sistemin e tij.
Sipas Daily Mail menaxheri i tij ka ngushëlluar të gjithë fanasat e tij:
“Fëmijët e Coolio, Brandi, Jackie, Melan, Christopher, Artis III, Darius dhe Artisha do ta kujtojnë babanë e tyre për njeriun e madh që ishte dhe duan që publiku të dijë se sa shumë e donte”, tha menaxheri i yllit Jarel Posey për TMZ .
Coolio u gjet pa ndjenja në dyshemenë e banjës së shtëpisë së një shoku në Los Angeles vitin e kaluar.