Pas më shumë se 6 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë.
34-vjeçari Carter, vëllai më i vogël i Nick Carter të ‘Backstreet Boys’, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni më 5 nëntor të vitit të kaluar.
Por me kalimin e viteve ai jo vetëm që nuk mbajti ‘premtimet’, por ishte protagonist i problemeve të ndryshme, nga ato me drogën, shëndetësore dhe deri tek marrëdhënia e trazuar me familjarët, disa prej të cilëve i ka akuzuar për dhunë.
Vitet e fundit ishte shndërruar më shumë në një protagonist televiziv dhe kishte deklaruar falimentim disa herë.