Një raport i fundit ka zbardhur shkakun e vdekjes së aktorit të “Friends”, Matthew Perry. Sipas raportit, Perry ka ndërruar jetë si rezuktat i efekteve akute të ketaminës.
Aktori u gjet pa shenja jete në pishinën e shtëpisë së tij në LA në tetor. Mbytja u rendit si një nga faktorët që ndikuan në vdekjen e tij.
Ai ishte i njohur më së shumti për interpretimin e Chandler Bing-ut në serialin Friends.
Shfaqja ndoqi gjashtë miq të rinj që jetonin në qytetin e Nju Jorkut dhe u transmetua nga viti 1994 deri në vitin 2004. Finalja e tij u shikua nga 52.5 milionë në SHBA, duke e bërë atë episodin më të ndjekur televiziv të viteve 2000.