Këngëtari i njohur Ylli Limani Ylli Limani ka agjëruar për herë të parë.
Nisur nga kjo, këngëtari ka treguar se çfarë mësimi ka nxjerrë nga kjo eksperiencë.
“Ky ka qenë Ramazani i parë që kam agjëruar (nga) fillimi (deri në) fund. Mësova shumë për vetëdisiplinën, për të pasur kujdes se çfarë them, shoh, dëgjoj, mendoj dhe bëj. Pa bukë e ujë, e kupton më mirë dikë që nuk i ka”.
“Gjatë gjithë muajit kam reflektuar, ku jam, ku dua të shkoj dhe çfarë jam duke e bërë mirë ose keq. Mësova se me vërtetë, nuk kam për çfarë të ankohem. Përqendrohu tek ato që ke dhe ji falenderues 24 orë në ditë. Më e rëndësishmja, për të konfirmuar edhe njëherë fuqinë e qëllimit: Kur e ke të qartë çfarë do, gjithçka është e mundur. Zoti na pranoftë agjërimin!” ka thënë Ylli.