Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur i prerë se nuk do të firmosë kurrë njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, pavarësisht presionit të ndërkombëtarëve. Gjatë një deklarate për mediat serbe, Vuçiç është shprehur se “Serbinë e presin javë e muaj të vështirë”, për shkak se nuk do të pranojë kategorikisht propozimin e ndërkombëtarëve për njohjen e Kosovës.
“Unë e kam thënë një mijë herë që nuk do ta bëj dhe e kam thënë në vendet më të vështira. E thash këtë në fytyrën e Scholzit, Macronit e Melonit. Aty ishin edhe Charles Michel, Borrell e Lajçak. E thash para atyre të gjashtëve dhe ua kam thënë edhe më parë”,- ka deklaruar Vuçiç.
Ndër të tjera, ai deklaroi Serbia “vazhdimisht ballafaqohet me standarde të dyfishta dhe hipokrizi”.