Dan Hutra, i dënuari përjetë për vrasjen e tre grave në Tiranë, ka tentuar të arratiset nga burgu i Fierit.
Hutra është ndihmuar nga disa të paraburgosur të tjerë. Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgavrës së dritares me mjete te improvizuara.
Gjatë kontrollit, punonjësit e sigurisë komstatuan se edhe në dhomën nr. 15, ku ishte i akomoduar, Dan Riza Hutra ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.