Mbretëresha e Danimarkës Margrethe II realizoi udhëtimin e fundit si monarke me karrocë kuajsh të veshur me ar.
83-vjeçarja do t’i dorëzojë fronin djalit të saj Princit të Kurorës javën e ardhshme. Margrethe II u kurorëzua në vitin 1972.
Mbretëresha ka gëzuar mbështetjen e qytetarëve të saj. Danezët e kanë vlerësuar për personalitetin e saj dhe kreativitetin të cilin e ka shpalosur në dizajnimin e disa kostumeve dhe skenografive për shfaqje teatrale.