Zv/drejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti deklaroi se autoritetet kanë pasur informacione mbi lëvizjen në kufi me Serbinë të pjesëtarëve të grupit mercenar ‘Wagner’, që aludohen se janë pjesë e sulmit të sotëm ndaj forcave policore në veri.
Në një konferencë të përbashkët me Kurtin, Hoti tha se ka informacione se mund të kishte sulme, por asgjë nuk është e vërtetuar deri më tani.
“Kemi pasur informacione se po lëviznin pjesëtarë të grupit Wagner, dhe që mund të vinin të sulmonin, por asgjë të konfirmuar për sot. Jemi duke u koordinuar me KFOR-in. Në Prokurori duhen fakte kur deklaron diçka”, tha ai.