Policia ka arrestuar personin e katërt të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, më 29 nëntor.
Mediat e Kosovës raportojnë se i arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova, i cili dyshohet se ka siguruar armën e krimit me të cilën Granit Plava ka ekzekutuar Liridonën.
Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës, dyshohet se porositi vrasjen duke i premtuar 30 mijë euro Granit Plavës.
Deri tani pistat e hetimit për vrasjen e saj janë të ndryshme nga shkaqet financiare e deri te divorci.