Ervis Kurti, shoku i Habib Rexhës është arrestuar nga policia. Pas shoqërimit nga policia mbrëmjen e djeshme, gjatë orëve të natës i është komunikuar masa e arrestit. Ai akuzohet per përkrahje të autorit të krimit.
Habib Rexha u dorëzua ditën e djeshme në polici dhe u shpreh se ka qenë familja e tij ajo që ka këmbëngulur që ai të dorëzohej. Habib Rexha vrau në Kavajë më datë 21 maj Arjan Gosën, vëllain e Edmond Gosës teksa ai po pinte kafe me babanë e tij. Sipas grupit hetimor dhe policisë, vrasja me armë zjarri ndodhi për hakmarrje.
Shkak për ngjarjen e rëndë që tronditi Kavajën, është bërë një përplasje mes fiseve Gosa dhe Rexha për konfliktin e ndodhur në mars të këtij viti, kur Edmond Gosa, vëllai i Arjan Gosës dhe Altin Rexha, vëllai i autorit të krimit të ndodhur dy ditë më parë, u konfliktuan me njëri-tjetrin për një shkaqe banale dhe të dy ndërruan jetë pas plagëve të marra.