Shqipëria dhe Britania e Madhe do të fillojnë implementimin e marrëveshjes për transferimin e të burgosurve.
200 të burgosur shqiptarë në burgjet e Anglisë dhe Uellsit që vuajnë dënime prej 4 vitesh ose më shumë, do të kthehen në dy vitet e ardhshme për të kryer pjesën e mbetur të dënimit në burgjet shqiptare.
Falë marrëveshjes së nënshkruar me Shqipërinë, pala britanike do të paguajë kostot e strehimit të të burgosurve për gjatë gjithë kohëzgjatjes së dënimit të tyre në vendin tonë dhe Shqipëria do të mund të rrisë investimet për përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në sistemin e burgjeve.
Kjo marrëveshje ju jep mundësi të burgosurve shqiptarë në Britaninë e Madhe, të shlyejnë pjesën e mbetur të dënimit në vendin e tyre duke iu dhënë mundësi edhe familjarëve që të jenë pranë tyre.