Sot parashikohet të ketë fuqizim të masave të ngrohta, të cilat do të jenë të kombinuara me ato të lagështa. Moti do të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, të cilat lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.