Mediat turke kanë zbuluar vlerën marramendëse të cilën hajdutët morën nga banesa e Morena Tarakut. Bëhet fjalë për më shumë se 15 mijë dollarë cash dhe disa bizhuteri.
“Hajdutët dukeshin sikur e dinin se ku ishin gjërat me vlerë, shkuan në dhomën e zhveshjes, dera ishte e mbyllur, fillimisht thyen derën dhe hynë. I kanë marrë florinjtë nga këtu dhe më pas shkuan në kasafortë. Ishin më shumë se 15 mijë dollarë cash, ora, stoli, gjerdan, byzylykë, mendohet se janë mbi 10 milionë lira (340,000 euro)”, raporton media turke.
Përmes rrjeteve sociale, Morena Taraku bëri të ditur se i ishte vjedhur banesa në Turqi. Ajo paralajmëroi padi për kompleksin ku jeton pasi plaçkitja ka ndodhur në një prej zonave më luksoze elitare.