Era Istrefi është ndër më të komentuarat në mediat rozë, mirëpo kësaj here po diskutohet rreth të papriturës që i ka ndodhur.
Era do të performonte në një koncert mbrëmjen e Krishtlindjeve në New York, por asaj i është refuzuar viza.
Këtë lajm e ka ndarë vetë artistja përmes një postumin në Instagram, ku është shprehur:
“Më vjen shumë keq që nuk mund të jem në këtë event. Viza nuk është realizuar në kohë. Janë disa gjëra të rralla por që ndodhin. Shpresoj që shihemi së shpejti me krejt ata që kanë ardh për mua aty”, ka shkruar ndër të tjera ajo.