Vin Diesel është paditur nga ish-asistentja e tij e cila e akuzon aktorin e “Fast & Furious” për sulm seksual.
Asta Jonasson pretendon se ngjarja ndodhi në një hotel në Atlanta gjatë xhirimeve të filmit Fast Five në vitin 2010.
Sipas saj, disa orë pas ngjarjes është kontaktuar nga motra e aktorit Samantha Vincent e cila drejton kompaninë e tij të prodhimit “One Race Films” dhe u pushua nga puna.
Vin Diesel i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.