Selena Gomez dhe Benny Blanco kanë bërë daljen e tyre të parë si çift në tapetin e kuq. Çifti i cili për herë të parë konfirmoi romancën e tyre në dhjetor, mbërritën së bashku në “Emmy Awards”. Selena u fotografua, e veshur me një fustan Oscar de la Renta me detaje të zeza me lule, ndërsa Benny kishte veshur një pardesy ngjyrë blu me një këmishë të zezë dhe pantallona gri.