Rudina Magjistari ka përjetuar disa momente të pakëndshme dhe të frikshme në sudion e saj teksa kishte të ftuar një veteriner. Rudina u afrua të prekte gjarprin që i ftuari mbante në duar, por nuk e priste që ai do e sulmonte. Rudina bërtiti dhe u zmbraps menjëherë e frikësuar. Por më pas situata kaloi me të qeshura.
Ariel Vasili: Mund ta prekësh.
Rudina Magjistari: Jo, jo nuk mundem.
Ariel Vasili: Është 1 vjeçar, është 1 vjeç e pak.
Rudina Magjistari: Kam shumë kuriozitet.
Ariel Vasili: Preke, nuk të bën asnjë gjë.
Rudina Magjistari tenton ta cekë gjarprin me gishtërinj, por ai i ‘kanoset’ dhe thuajse e pickon moderatoren që lëshon një zë të frikësuar nga trembja.
Rudina Magjistari: Më thuaj, ti e dije që do ndodhte kjo? E dinte që do ndodhte kjo. Po çfarë do kishte bërë nëse unë s’do e kisha larguar dorën në atë moment?
Ariel Vasili: Asnjë gjë.
Rudina Magjistari: Ndodh ndonjëherë me ty, jam shumë kurioze?
Ariel Vasili: Po është ideja që do dalë pak gjak.
Rudina Magjistari: Vërtet e ke?
Ariel Vasili: Po është kafshim.
Rudina Magjistari: Dhe mua më thua asgjë! Me çfarë kurajoje?
Ariel Vasili: Ti do ta heqësh dorën, unë e kam te dora ime.