Bota e showbizit në Shqipëri është në çdo moment “luftë”, ku VIP-at sulmojnë dhe kërcënojnë njëri-tjetrin, fillimisht e nisin si lojë dhe më pas përfundojnë në polici. Reperi Cllevio ka publikuar së fundmi një përgjim ku sipas tij ndihet i kërcënuar nga Kejvina Kthella.
Siç dëgjohet edhe në audio, Kejvina e pyet Cllevion nëse mami i rri akoma në Lushnje, ndërsa thekson se si duhet të ndihet kur të mësojë se ajo e ka paditur të birin në polici. Nuk dihet pse ka nisur konflikti mes Kejvinës dhe Cllevios, por edhe nga ky i fundit nuk kanë munguar ofendimet e rënda.
Cllevio kërkon ndihmën e ndjekësve për të gjetur adresën e Kejvinës dhe familjes së saj.