Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë. Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur në një lokal në rrugën “Rexhep Luci”. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person ka ndërruar jetë në sallën e operacionit dhe janë plagosur 17 persona të tjerë.
Spitali i Prishtinës ka konfirmuar se 7 persona janë plagosur me armë zjarri ndërsa 10 të tjerë kanë marrë lëndime nga sendet e forta dhe thyerja e xhamave. Ende nuk ka persona të arrestuar por policia po punon për sqarim e plotë të rrethanave të ngjarjes.