Shumë herë është përfolur se mes këngëtarit Capital T dhe modeles Adrola Dushi ka një marrëdhënie dashurie por asnjëri prej tyre nuk ka folur në lidhje me këtë gjë. Pak ditë më parë Capital T ka thënë në një intervistë se ka një vajzë në jetën e tij dhe se duhen shumë, por nuk preferoi që të jepte emrin.
Së fundmi, këngëtari është parë nën shoqërinë e bukuroshes në në klub nate në Prishtinë në një event që ai organizoi pak ditë para koncertit të tij “Time Capsule 2”. Ata shihen të dy mjaft afër me njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet qartë që, po Kapo dhe Adrola janë bashkë!