Prej kohësh në rrjet qarkullon një lajm se Sara Hoxha është në pritje të ëmbël. Deri tani nuk ka pasur një reagim nga Sara dhe partneri i saj Ledri Vula, por si duket ‘është mbushur kupa’ dhe Sara ka vendosur që të reagojë. Përmes një video në Tik Tok, duke përdorur zërin e Ermionela Lekbellos, Sara hedh poshtë të gjitha lajmet.
Krah videos ajo shkruan me hashtag: Nuk jam shtatzënë.
‘Ju të bëni me bo video. Ka mundësi të mos shkruani në portale gjëra që nuk kam thënë. Gjëra të trilluara nga ju se doni audiencë. Unë kam një Tik Tok, kam dhe një Instagram, ku flas me publikun. Okej? Nuk kam nevojë që të flisni ju në emrin tim”-thotë Sara duke iu bashkangjitur zërit të Ermionës.