Diola Dosti është një ndër ish-banoret më të përfolura të sezonit të dytë të “Big Brother VIP”. Teksa ishte në shtëpi, ajo tregoi për vështirësitë që kaloi gjatë ndarjes me bashkëshortin e saj, me të cilin thotë se kanë ende raporte të mira. Së fundmi, nutricionistja ka qenë e ftuar në në ‘Glamour Zone’. Ndër të tjera, Diola ka rrëfyer për herë të parë se një person i rëndësishëm në jetën e saj e ka tradhtuar dhe kjo ka qenë një nga gjërat më të vështira që ka përjetuar.
Ester Bylyku: A të kanë tradhtuar ndonjëherë?
Diola Dosti: Po, më ka ndodhur, dhe ai person kaloi limitet e mia. Ndaj përfundoi gjithçka mes nesh.
Ester Bylyku: Si e zbulove?
Diola Dosti: E zbulova nëpërmjet telefonit, në ditët e sotme gjithçka fshihet atje. Mëpas është telefoni ai që i nxjerr të gjitha ato që kanë ndodhur. Në momentin që dikush cënon paqen time mendore dhe emocionale, unë nuk bëj dot kompromis.
Ester Bylyku: Për personat që ndoshta do të aludonin se ky mashkull ka qenë ish-bashkëshorti yt, si do t’u përgjigjeshe?
Diola Dosti: Jo, jo nuk ka qenë ai.