Një nga aktorët më të mirë shqiptar Genc Fuga, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ ku përballë moderatores Ester Bylyku, rrëfeu shumë të vërteta të hidhura. Gjatë intervistës ai shpjegoi për herë të parë situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet së bashku me bashkëshorten e tij, Eni Jani, aktoren me të cilën jemi njohur nëpërmjet serialit ‘Njerëz dhe Fate’.
Ester Bylyku: Cila është prova më e madhe e dashurisë që t`i i ke dhënë gruas tënde?
Genc Fuga: Është gati një mision i pamundur që të jesh një çift krijuesish dhe interpretuesish në Shqipëri. Nuk e di si i gjejmë forcat në fund të muajit që presim daljen e rrogës së radhës.
Ester Bylyku: Cili ka qenë momenti që ajo të ka mbështetur më shumë se kurrë?
Genc Fuga: Unë fsheh paaftësinë time si kryefamiljar në sigurimin e të ardhurave. Eni duhet të fsheh pasigurinë time në sy të vajzave dhe pjesës tjetër të familjes, është një sakrificë, është një rol mbi rol që duhet të luajmë çdo fund muaji.