Luiz Ejlli ka shpërndarë një video në rrjetin e tij Instagram ku ka ndarë me fansat një dhuratë të cilën ja ka dërguar një fans i tij nga Londra. Në pamje shikohet një shqiponjë me dy koka në ngjyrë të zezë dhe në mes të saj ndodhet fotoja e martesës së Luizit dhe Kiarës.
Kjo dhuratë e ka emocionuar shumë këngëtarin.
“Një zotëri i nderuar, Hamdi Domazeti nga Londra ka 1 javë që ma ka sjellë një dhuratë dhe unë tani e hapa dhe u magjepsa. Se sheh mallin e shqiptarëve që kanë për vendlindjen. Është diçka e jashtëzakonshme, shumë e bukur”, shprehet Luizi i emocionuar.