Artisti me famë botërore, Drake, është shfaqur në këngën e tij të fundit “Polar Opposite” i veshur me flamurin shqiptar.
Në klipin e xhiruar, Drake shfaqet me një xhaketë të kuqe dhe prapa ka të qëndisur shqiponjën dykrenare të flamurit tonë kombëtar.
Edhe në hyrje të këngës, klipi nis me një sfond të kuq dhe shqiponjën në mes.
Në disa reshta ai i bën një dedikim edhe Kosovës, kur thotë: “Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë/ E di që tensioni po rritet”. Duket më shumë sikur Drake i referohet tensioneve me Serbinë.
Shumë shqiptarë e kanë parë këtë si një dhuratë për Shqipërinë në 111-vjetorin e Pavarësisë.