Olta dhe Efi pranuan në mbrëmjen e spektaklit që të darkojnë me njëra-tjetrën pas përplasjes dhe mosdakordësisë për të realizuar provën e javës me njëra-tjetrën. Të ulura në një tavolinë ato kanë sqaruar disa nga keqkuptimet që kanë pasur brenda shtëpisë së Big Brother Vip 2. Iniciatorja e kësaj darke ishte prezantuesja e spektaklit, Arbana Osmani.
Olta: E para m’u duk sikur u bëre gati të më gjuaje me këmbë.
Efi: Jo, jo, unë po të shihja…As që bëhet fjalë!
Olta: Dmth, jo me dorë… perceptimi im ky ishte, që ti u bëre gati të më gjuaje të këmbët, e para. E dyta, është një gjë shumë e shpifur, që mua m’u duk, sikur ti u bëre gati të më pështyje.
Efi: Seriozisht e ke? Mua më vjen keq që ti ke këtë lloj impakti dhe mendimi për mua…