Këngëtarja Beatrix Ramosaj është rikthyer përsëri në qendër të vëmendjes, me një postim që ka lidhje me Bora Zemanin.
Moderatorja publikoi ditën e djeshme një video në rrjetin social Instagram teksa ndodhej në aeroport, ndërsa në sfond dëgjohej një zë që thoshte: “Kam 99 probleme por po i injoroj të gjitha dhe po hip në avion”
Ndërsa së fundmi edhe këngëtarja ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet me një valixhe në dorë dhe shprehet se po “arratiset” nga problemet e veta.
Pavarësisht se në mbishkrimin e videos ajo ka vendosur një shkrim në lidhje me këngën e re, ndjekësit e kanë cilësuar postimin e saj si një ironi ndaj Bora Zemanit.
“Sa herë që më pyesin: Pooo heeeeeeee Kur do e nxjerrësh këngënnnnn???”- shkruan këngëtarja krahas videos. Ndërsa një ndjekës, përmes komenteve, ka risjellë në vëmendje videon e Bora Zemanit.
Moderatorja dhe këngëtarja, të cilat ishin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë për shkak të historisë me Donald Veshajn, bënë edhe ‘xing’ në veshje.
Dyshja publikun pak ditë parë foto në rrjetet sociale ku shfaqen me kapelën e njëjtë.
Ishte Bora ajo që publikoi rreth një muaj më parë një foto-album në rrjetet sociale, e veshur me të zeza dhe me një kapele.
Beatrix Ramosaj publikoi disa javë më parë një foto ku kishte vënë një kapele të ngjashme me atë të Borës.
Por, moderatorja ka publikuar sërish një foto me të njejtën kapele në rrjetet sociale…
Ndonëse jo me veshjen, Bora dhe Beatrix kanë bërë edhe më herët ‘xing’ me postimet e njëjta në Instagram.
Pas përfundimit të Përputhen, moderatorja zgjodhi të relaksohej në Bodrum të Turqisë. Mesa duket, e të njëjtës mendje ka qenë edhe këngëtarja, e cila zgjodhi të njëjtin destinacion për të pushuar.
Në disa foto të postuara në Instagram duket Trixa duke e cila ka pozuar sensuale mbi lëndinë.
Ju tingëlloi e dëgjuar apo jo? E vërtetë, disa kohë më parë të njëjtën pozë ka marrë edhe Bora në fotot e publikuara në Instagram.
Këto detaje na vërtetojnë edhe një herë shijet e njëjta të Borës dhe Beatrix./panorama plus