Luiz Ejlli ka qenë shumë aktiv në koncerte, projekte dhe për rrjedhojë edhe në rrjetet sociale, që pas daljes nga BBVA.
Shpesh në Instagram, ai ka postuar edhe thumba apo mesazhe të koduara për personazhe të tjerë.
Së fundmi, këngëtari ka ndarë me fansat një video ku shfaqet një foto e tij dhe në sfond është një zë që flet në anglisht.
“Nuk besoj se ndonjëri e di se si ndihem unë brenda meje. Të gjithë mendojnë se unë jam njeri i mbushur me plot energji dhe që dua gjithçka. Por ata se dinë që unë zgjohem në mëngjes dhe vendos maskën false që të mendojnë se jam në rregull. Sepse nëse unë tregoj se si jam në të vërtetë, të gjithë do më pyesin ‘a je në rregull?’”, dëgjohet në video.