Kur njerëzit largohen nga kjo botë, shpesh herë ajo që na mbetet ne janë pengjet duke menduar se mund të kishim vepruar ndryshe, mund të kishim menduar ndryshe etj. Një të tillë e kanë edhe djemtë e grupit “West Side Family” me artistin e ndjerë Dr.Florin.
“West Side Family” që pas ndarjes nga jeta të Florit i ka munguar skenës shqiptare. Të ftuar në një intervistë së fundmi, anëtarët e mbetur të grupit, Landi dhe Miri rrëfyen se pengu i tyre i vetëm është që nuk arritën të bënin një koncert recital kur Flori ishte ende gjallë.