10-vjeçarja Penelope Disick, vajza e Kourtney Kardashian dhe Scott Disick, është parë në Nju Jork, duke mbajtur në dorë një çantë shumë të shtrenjtë.
Vajza e vogël u kap me babanë dhe kushërirën e saj North West.
Penelope kishte veshur një fustan të zi dhe çizme deri te gjuri, së bashku me një pallto gri me të verdhë.
Megjithatë, ajo që i bëri më shumë përshtypje fotografëve ishte fakti që ajo mbante në dorë një çantë Chanel prej 3500 dollarësh.
Çanta e veçantë i përkiste më parë nënës së saj, e cila u fotografua duke e mbajtur në 2013.
Chanel-clad Penelope Disick, North West step out in NYC with Kim and Scott ahead of #MetGala. https://t.co/56ln6Wc8Bb pic.twitter.com/m2UROD18vd
— Page Six (@PageSix) May 1, 2023