Deamishel dhe Olta patën një debat me njëra-tjetrën sot në oborr. E gjitha nisi si pasojë e një komenti që bëri Armaldo. Ky i fundit tha se lëvizja e radhës që ai ka në plan të bëjë do e forcojë edhe më shumë atë.
Dea tha se Armaldo do bashkohet me Oltën, meqë ajo ka mbetur vetëm, për shkak se debatoi me Qetsorin. Olta i tha Deas se ajo po përpiqet të bëhet faktor kot dhe se nuk ka debatuar fare me Qetsorin.
Dea shtoi se Olta iu afrua asaj përpara se të vinte Qetsori, pasi kishte mbetur vetëm. Por kjo gjë, u kundërshtua nga Olta.