16-vjeçari i cili mbeti i lënduar rëndë pas përplasjes së dy “Jet Skive” u raportua në mëngjes i vdekur nga spitali.
Edhe pse mjekët raportuan në mëngjes se adoleshenti kishte ndërruar jetë, burime bëjnë me dije se në fakt 16-vjeçari pësoi arrest kardiak, por është ende në jetë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në plazhin e Llamanit, ku katër adoleshentë u përplasën me “Jet Skitë” e tyre teksa ishin në det. 16-vjeçari mori plagë të rënda dhe u nis drejt Traumës.
Shoku i tij pasagjer, 17 vjeç, mori plagë më të lehta. Policia shoqëroi pronarin e “Jet Skive”.