Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për 30 vjeçarin Dorjan Dema.
Ky i fundit vrau me kaçavidë Dritan Manjani, 26 vjeç, pas një konflikti në një lokal në fshatin Homesh të Bulqizës. Banorët e zonës raportuan se Manjani ka qenë duke ngrënë në momentin që dy makina kanë ardhur dhe e kanë kërkuar jashtë banesës.
Sipas raportimeve, shkak për konfliktin e hershëm është bërë bullizimi pasi të dy përdornin nofka ndaj njëri-tjetrit.