Dy adoleshentë janë dëmtuar rëndë pasi janë hedhur nga një shkëmb në der për t’u larë. Ngjarja ka ndodhur në Llaman, në Himarë
D. K. dhe K. Xh., janë afruar te disa shkëmbinj dhe pasi kanë zbritur nga mjeti lundrues Jet Ski, kanë hipur në shkëmbinj, për t’u hedhur në det.
K. Xh., 16 vjeç, është hedhur në det i pari, por ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë dhe në kokë, pasi ka rënë në afërsi të shkëmbit.
Shoku i tij D. K., 17 vjeç, ka hyrë në det për ta ndihmuar, por është dëmtuar edhe ai vetë.
17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoku i tij u transportua me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.