Një dokument i fundit i cili disponohet nga mediat britanike, tregon se Brukseli ka bllokuar marrëveshjen që do të lejonte emigrantët e paligjshëm të ktheheshin në Francë me gomone.
Të dhënat zyrtare tregojnë se refuzimi erdhi nga një prej ndihmësve më të besuar të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Politikani gjerman Bjoern Siebert u tha zyrtarëve të lartë britanikë se blloku do të refuzojë nënshkrimin e një ‘marrëveshjeje kthimi’ pas Brexit.
Siebert, i cili është kreu i kabinetit të zonjës von der Leyen, e dha refuzimin në një takim ballë për ballë me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Zyrës së Kabinetit Sir Tim Barrow në fillim të këtij.
Kjo do të thotë që Britania nuk do të jetë në gjendje të kthejë emigrantët me gomone në Francë.