Ilda Bejleri ka publikuar fotografinë e parë të së bijës. Moderatorja solli në jetë vogëlushen që e pagëzoi me emrin Siena.
Ajo ka ndarë dhe imazhin e parë të vogëlushes, të cilën e ka shoqëruar me fjalët: “Siena jonë është këtu”.
Kujtojmë që moderatorja është treguar gjithmonë shumë hermetike sa i përket jetës personale, sidomos gjatë periudhës së shtatzënisë.
Ndërkohë, pavarësisht kuriozitetit të madh, Ilda ka vendosur që ta mbajë partnerin larg vëmendjes së publikut.