Teksa flitej për të në studio, Luiz Ejlli ka ndërhyrë “live” në “E Diell”. Të ftuarit ishin duke diskutuar për famën e vip-ave dhe përmenden emrin e Luizit.
Ishte Ronaldo Sharka që tha se ai është “i shitur” dhe kaq mjaftoi që Luizi të ndërhynte. Në video, këngëtari shkodran tha se Ronaldo është shitur teksa u tha “turp” për emisionin.
Mirëpo, në përfundim të videos, Luizi tregoi se ishte e gjitha një shaka, kur i uroi për emisionin.
“Këtë video-selfie po e bëj për emisionin “E Diell” tek Ronaldoja, meqenëse kanë hapur një sondazh dhe nuk jam dakord për komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë. Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim. Kjo tregon që ai emision është i shitur, Roni është i shitur. Turp të keni, paci faqen e zezë, urime për emisionin”, u shpreh Luizi.